Ndizet atmosfera elektorale, shpërthen lufta e partive politike për slloganet mashtruese zgjedhore

Ndizet atmosfera elektorale, shpërthen lufta e partive politike për slloganet mashtruese zgjedhore
Ndizet atmosfera elektorale, shpërthen lufta e partive politike për slloganet mashtruese zgjedhore

Blerim Burjani

  • 11 January 2021 - 07:36

Shkruan: Blerim Burjani

po ballafaqohet me anarkinë e individit dhe dëshirave të tij, i besohet individit e jo shumicës që krijon organizimin politik. Ne kemi telashe të shumta dhe gjendja është jo normale e jo demokratike. Për tu kthyer mbarë demokracia Kosova do të duhet të besoj te organizimi klasor dhe prioritetet klasore, e nëse vazhdon kështu atëherë kjo rrugë është humbur qe 20 vjet, dhe nuk ka kohë më ti besohet individit por duhet besuar partitive që nuk ofrojnë demokraci dhe vullnet individual, por interesa kolektive klasore. Kjo është një mbrapshti që po i ndodhë Kosovës e 20 vjet.

-Partitë politike, në secilën palë zgjedhje mundë të kenë një slogan për të cilin mendojnë se e kanë më lehtë për të depërtuar te elektorati. Tash në Kosovë ka shumë pak rëndësi slogani , rëndësi ka momenti politik, nëse vërtetë është koha e një subjekti apo individ që ka krijuar bindje politike pozitive te qytetarët që të fitoj më shumë vota. Pra me rëndësi në Kosovë si shtet me demokraci jo të konsoliduar është individi që ne e quajmë si dështim i demokracisë. Pra individi apo lideri në pluralizëm është dështim i demokracisë, e Kosova jeton me këtë lloj demokracie individuale qe plot 20 vjet.

Pra është dështim i madhe i orientimit qytetar ne person e jo në strukturë klasore politike. Me rëndësi është struktura klasore se kush është individi të udhëheq shtetin. Në demokraci të organizuar mirë dhe normale, me rëndësi është struktura klasore politike sepse dominon orientimi programor në elektorat e jo individi. Prandaj Kosova është me demokraci jo të pjekur që e kanë dëmtuar individët e jo strukturat klasore që janë organizuar në politikë. Konsideroj se pak ka rëndësi në Kosovë kush është slogani a partia me rëndësi është individi dhe Kosova nuk i ka punët mirë përderisa partitë të mos funksionojnë si organizma të interesit të përbashkët kolektiv programor por vetëm si kompani private individuale të pronarëve të tyre.

Tash nuk është rastësi pse Kosova e paguan shumë lartë çmimin e vetëdijesimit të demokracisë, ky vetëdijesim ka stagnuar qe 20 vjet. Pra për këto dy dekada Kosova ballafaqohet me korrupsionin, qeverisjen individëve , shteti është në rrezik të varet nga individët, në vend se të varet nga strukturat klasore të shumicës qytetare, pra një subjekt politik i formuar drejtë dhe i përkushtuar për udhëheqjen e popullit. Nuk është rastësi demokracia britaneze, Konservator dhe Laburist, as në SHBA Partia Republikane dhe Partia Demokratike , apo ne Gjermani CDU dhe CSU.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".