E shfrytëzoi sek*ualisht me premtimin se do të martohej me të, arrestohet gjakovari

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 09:36
E shfrytëzoi sek*ualisht me premtimin se do të martohej me të, arrestohet gjakovari

Një burrë nga fshati Brekoc i Gjakovës, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. I njëjti po hetohet për “nxitje të akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht viktimën me premtimin se me të njëjtën do të martohej.

“Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.01.2021-21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)