Simbolika e Shën Valentinit në sloganin e partive politikë nuk i shpëton mashtruesit dhe të korruptuarit, i ndëshkon

Simbolika e Shën Valentinit në sloganin e partive politikë nuk i shpëton mashtruesit dhe të korruptuarit, i ndëshkon
Simbolika e Shën Valentinit në sloganin e partive politikë nuk i shpëton mashtruesit dhe të korruptuarit, i ndëshkon

Dardan Grapci

  • 12 January 2021 - 07:36

Shkruan: Dardan Grapci

Në fund të ditës së datës 14 shkurt, fitorja nuk do tu takon partive politike, por popullit, sepse populli është në stërlodhje me ideologjitë e vjetra komuniste të LDK-s, sidomos të Isa Mustafës. Gjithashtu janë stërlodhur nga ideologjitë e patriotizmit nga ish-komandantët të cilët në vend se ta ndihmojnë Kosovën, ata e kanë vjedhur dhe shitur për interesa të tyre personale. Prandaj iu bëj apel qytetarëve të Kosovës, mos i votoni partitë e njëjta, apo individët e njëjtë, por votoni partitë të cilat asnjëherë nuk e kanë pasur shansin që ta tregojnë veten në front.

-Nuk janë qesharake dhe absurde sloganet e partive politike në vend, por ajo se çka është qesharake është data e zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, në fakt me 14 shkurt duke e ditur që është edhe dita e të dashuruarve, partitë politike në bashkëpunim me KQZ-në e kanë zgjedhur këtë duke menduar që 14 shkurti mund të ju sjell fat atyre në këto zgjedhje.

Prandaj sido që do të jenë sloganet e partive politike, përsëri populli është ai që vendos, sloganet nuk luajnë rol dhe nuk kanë aspak rëndësi tek popullata, sepse slogani është thjeshtë një fjali ë shkurtë e cila mund ta josh votuesin të votoj për atë parti apo jo, përndryshe partitë politike që kanë qenë në pozitë dhe opozitë thuajse për dy dekada, kësaj radhe do ta kenë problem fitoren. Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për situatën që po ndodhë në vend, dhe gjithashtu besoj që me 14 shkurt këta politikanë që e kanë gënjyer dhe mashtruar popullin në çdo fushatë , në muajin shkurt do të ndëshkohen duke mos e kaluar pragun dhe duke mos u votuar nga elektorati i tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".