Prishtinë: Arrestohet për vjedhje të rëndë 22-vjeçari nga Maroku

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 10:11
Prishtinë: Arrestohet për vjedhje të rëndë 22-vjeçari nga Maroku

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar maroken për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Në orën 05:00 të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një 22-vjeçar nga Maroku për vjedhje të rëndë.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në flagrancë pasi që i njëjti me forcë ishte futur brenda një marketi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

“I dyshuari  M. Z mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbështetur në të dhënat operativo-analitike të policisë, ky i dyshuar  është i kategorizuar si recidivist i veprave të tilla kriminale. 

(Kosova Sot Online)