Lexoni edhe:
Simbolika e Shën Valentinit në sloganin e partive politikë nuk i shpëton mashtruesit dhe të korruptuarit, i ndëshkon
Shkruan: Faik Krasniqi
S‘ka më liberalizim të vizave. Ishte thjesht një gënjeshtër e politikanëve tanë bashkë me Burokratët e BE-se. Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik. Zhvillim konkret ekonomik, dhe jo ekonomi fasade!
-Kam thënë edhe me herët për çështjen e liberalizimit te vizave. Eshte çështje e pastër politike. Nuk ka te bej asgjë me korrupsion ose plotësim kriteresh. Thjesht pazaresh politike. Kosova i ka humbur kartat e saj për ta fituar liberalizimin e vizave. Nuk ka me karta. Gjykata Speciale, Demarkacioni, taksa dhe dialogu me Serbinë ishin kartat që do na fitonin vizat. Ato nuk u shfrytëzuan nga këta horrat tanë. Bashkë me këto karta iku edhe mundësia e liberalizimit të vizave.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".