OBSH tregon se vaksinimi në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta mund të filloj në shkurt

  • E.K /
  • 12 janar 2021 - 10:36
OBSH tregon se vaksinimi në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta mund të filloj në shkurt

Kryekëshilltari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), Bruce Aylward tha se ata besojnë se vaksinimi ndaj COVID-19 në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të fillojë në shkurt.

“Mbi 40 vende filluan vaksinimin ndaj COVID-19. Të gjitha vaksinat deri më tani janë bërë në vendet me të ardhura të larta ose me të ardhura të mesme“, tha ai në një konferencë për media në Gjenevë të Zvicrës.

Në lidhje me fushatën e vaksinimit të 92 vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta që do të zhvillohet nën udhëheqjen e OBSH-së ai tha se “Ne besojmë se mund të fillojmë vaksinimin në këto vende në shkurt”.

Duke theksuar se ata kanë nevojë për bashkëpunim me prodhuesit e vaksinave në mënyrë që të fillojnë studimet e vaksinimit në vendet e varfra sa më shpejt të jetë e mundur, Aylward gjithashtu deklaroi se ata kanë nevojë për bashkëpunim dhe ndihmë financiare.

(Kosova Sot Online)