Ky vend përdor dron ujor për t’i kërkuar trupat e viktimave të aksidentit ajror

  • E.K /
  • 12 janar 2021 - 10:43
Ky vend përdor dron ujor për t’i kërkuar trupat e viktimave të aksidentit ajror

Indonezia ka filluar të përdorë një pajisje ujore pa njerëz në të për t’iu dalë në ndihmë zhytësve që po i kërkojnë trupat e viktimave të aksidentit ajror dhe kutitë e zeza të aeroplanit të kompanisë Sriwijaya Air, i cili u rrëzua në det tri ditë më parë.

Aeroplani i tipit Boeing 737-500, në të cilin ndodheshin 62 persona, ra në Detin java të shtunën pasdite, vetëm katër minuta pas ngritjes në qiell nga aeroporti kryesor i Xhakartës në Indonezi, shkruan Reuters.

Policia e këtij shteti e identifikoi viktimën e parë të këtij aksidenti të hënën. Stjuardi Okky Bisma u identifikua përmes shenjave të gishtave, tha një zyrtar policor.

Ky aeroplan ishte nisur në një fluturim brenda shtetit për në ishullin Borneo, rreth 740 kilometra larg Xhakartës, para se të zhdukej nga radarët.

Ky ishte aksidenti i dytë ajror në Indonezi brenda pak më shumë se dy vjetëve pasi në tetor të vitit 2018, 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit Boeing 737 Max, i cili i përkiste kompanisë Lion Air.

Posa të gjenden regjistruesit e zërit në kabinën e pilotëve dhe regjistruesit e të dhënave të fluturimit, Komisioni Kombëtar për Sigurinë në Transport pret që këto të dhëna t’i lexojë brenda tri ditëve.

(Kosova Sot Online)