Aleksander Vuçiq: Nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, e presin shumë befasi

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 11:00
Aleksander Vuçiq: Nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, e presin shumë befasi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar ‘befasi’ nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Ai tha se Kosova do të befasohet shumë nëse provon të anëtarësohet diku, pa specifikuar se për çfarë vërtetë e kishte fjalën.

“Nëse nuk e respektojnë edhe marrëveshjen e Brukselit, atëherë i pret një befasi. Ata e dinë që unë nuk po gënjej. Unë nuk jam vetëm duke iu drejtuar atyre, por edhe mentorëve të tyre. Dhe unë them se ata do të kenë shumë surpriza, jo një ose dy, ata e dinë këtë”,  tha Vuçiqi për “TV Happy”.

Vuçiq ka shtuar se nuk është i interesuar për konflikt të ngrirë.

“Konflikti i ngrirë nënkupton të pritet që ndonjëri ta nxjerrë i pari shpatën, unë nuk do të doja që fëmijët e mi të shkojnë në luftë. Ai ka të drejtë ta thotë mendimin e vet, e ne duam të luftojmë të fitojmë më tepër se asgjë. Nuk duhet të na futet gjak në tru, duhet të jemi real, njerëzit duhet të dinë se cilat janë rreziqet e konfliktit të ngrirë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)