Ndalohet qarkullimi tek ura e fshatit Rogovë, rrezikon të shembet

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 14:31
Ndalohet qarkullimi tek ura e fshatit Rogovë, rrezikon të shembet

Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në urën e fshatit Rogovë.

Kjo urë është dëmtuar pas reshjeve të ditëve të fundit dhe rrezikon që të shembet.

Komuna e Gjakovës lut qytetarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendim.

(Kosova Sot Online)