Mini-Shengeni i Hotit dhe Vuçiqit, patate e nxehtë që djeg qeverinë në ardhje!

Mini-Shengeni i Hotit dhe Vuçiqit, patate e nxehtë që djeg qeverinë në ardhje!
Mini-Shengeni i Hotit dhe Vuçiqit, patate e nxehtë që djeg qeverinë në ardhje!

Ragip Guraziu

  • 12 January 2021 - 13:13

Shkruan: Ragip Guraziu

Qeverisë Hoti, me kalimin e kohës, po i dalin të bëmat e që nuk janë asgjë tjetër veç se në favorin e Serbisë. Qeveria në ardhje do të ketë para vetes shumë vendime të dëmshme dhe marrëveshje të akorduara nga kabineti i qeverisjes ilegale Hoti, vendime e marrëveshje që do i nxjerrin telashe të mëdha, prandaj jo rastësisht shumica qytetare po e quan edhe qeveri koti, ashti sikur që doli në fund të këtyre zhvillimeve.

-Mini-Shengeni i Avdulla Hotit peng i deponuar tek Serbia dhe pozita nr.3 në Departamentin e Shtetit, dhe njëherit te Znj. Nuland që është edhe ideatorja e parë e Mini-Shengenit, projekt të cilin nuk e ka kundërshtuar së fundi as Qeveria në ikje e LDK-së me në krye Avdullah Hotin, e për të cilin është duke lobuar Serbia me Presidentin Aleksandër Vuçiq, te të gjitha shtete tjera në fqinjësi, edhe me Shqipërinë e Edi Ramës. Pyetja do të ishte : Si po e lë qeveria Hoti në Ikje temën e Mini-Shengenit trashëgim serioz dhe të dëmshëm për negocim me Serbinë edhe në mandatin vijues të qeverisë në ardhje, dhe a do ta refuzon një projekt të tillë, një formacion tjetër qeveritar nëse koalicioni ndërtohet pa pjesëmarrjen e LDK-s.

Kjo trashëgimi që po i mbetet politikës dhe institucioneve të shtetit të Kosovës në procesin e vazhdimit të dialogut me Serbinë, do ta sfidon seriozisht shtetësinë dhe sovranitetin e plotë e sepse ekziston rreziku serioz i rikthimit të serishëm të temës së Mini-Shengenit, në vazhdim të dialogut me Serbinë pas stabilizimit të administratës amerikane të Bajdenit dhe formimit të Qeverise së re pas zgjedhjeve në Kosovës, pasi që edhe në pozitën e nën sekretares së shtetit për Ballkanin, raportohet se do të emërohet një nga figurat e para që e ka iniciuar një zgjidhje të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe për rajonin. Aq më tepër kjo temë mundë të imponohet pasi që ka një dakordancë politike nga kjo përbërje e Qeverisë në ikje për ta diskutuar dhe finalizuar një projekt të tillë, kinse në emër të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimit të zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit, lëvizjes së lirë të mallrave e shërbimeve pa barriera e procedura burokratikë.

Sipas gazetës Nju YorkTimes, Presidenti Bajden pritet që ta caktojë diplomaten Victoria Nuland në pozitën e nën-sekretares së shtetit për çështje politike, e cila është pozita nr.3 në Departamentin e Shtetit, dhe njëherë znj. Nuland është edhe ideatorja e parë e Mini-Shengenit. Praktikat e deritashme të përfundimit të mandateve qeverisëse po na tregojnë se nuk po mbetet asnjë qeveri pa u koritur, prandaj edhe kjo e fundit po ikë si një Qeveri dështake dhe humbëse. Si e tillë le të shkon në pa kthim sepse gjykimin vendimtar do ta merr në muajin shkurt kur i kemi zgjedhjet e reja. Qytetari duhet ti bëjë sytë katër dhe të voton me mendje esëll, të matet njëherë e mirë cilës parti dhe cilëve kandidat do jua jep votën e shenjtë, të mos lejohet që ajo votë pas ditë s së zgjedhjeve të dhunohet, për privatizohet e abuzohet për interesat vetjake e partiake, siç ndodhi edhe deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".