Spanja me motin më të ftohtë në 20 vitet e fundit, 7 të vdekur

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 16:10
Spanja me motin më të ftohtë në 20 vitet e fundit, 7 të vdekur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit në Spanjë – dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë.

Temperaturat arritën në -25 gradë celzius në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit, nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bora që la pas stuhia Filomena është shndërruar në akull, duke shkaktuar telashe në transport, raporton BBC.

Ka qenë një sasi e jashtëzakonshme bore dhe akulli për Spanjën.

(Kosova Sot Online)