Shqiptarja merr vaksinën anti-Covid në Zvicër

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 17:51
Shqiptarja merr vaksinën anti-Covid në Zvicër

E moshuara Nagjije Iseni nga Shkupi, me banim në Lozanë është një ndër shqiptaret e para që ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

Ajo pasi ka marrë vaksinën ka sugjeruar bashkëkombasit në Zvicër dhe më gjerë që të marrin vaksinën pa ngurrim, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët.

Nagjija u ndje e lumtur pasi more vaksinën pasi kjo do i mundëson asaj të vizitoj më të dashurit e saj.

“Vaksinimi do të më mundësojë të vizitoj motrat në Shkup dhe vëllaun në Kosovë. Ky virus më ndau për një kohë të gjatë nga më të dashurit e mi,  mezi pres t’i takoj ne vendlindje pasi të marrë dozën e dytë”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)