Daka: Është bërë fushatë kundër KQZ-së dhe vendimit për votat e mërgatës

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 20:57
Daka: Është bërë fushatë kundër KQZ-së dhe vendimit për votat e mërgatës

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thotë se është bërë fushatë kundër KQZ-së dhe vendimit për votat e mërgatës.

Ajo thotë se ky vendim nuk e privon mërgatën të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ky vendim nuk e privon mërgatën të votojë. Është bërë një fushatë kundër KQZ-së dhe kundër vendimit”, thotë Daka.

Ajo shton se nuk është e vërtet se KQZ-ja do t’ia pamundësojë votën mërgimtarit nëse ai nuk e hap telefonin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se votuesit jashtë vendit do të telefonohen tri herë për verifikimin e aplikacioneve, në tri orare të ndryshme. 

(Kosova Sot Online)