Mitrovicë: Pas problemeve me ujin e pijshëm, normalizohet gjendja e furnizimit

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 12:05
 Mitrovicë: Pas problemeve me ujin e pijshëm, normalizohet gjendja e furnizimit

Për problemeve që kishte ditëve të fundit, KRU Mitrovica ka njoftuar se është normalizuar gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në tërë rajonin e Mitrovicës.

Të dy fabrikat për trajtimin e ujit, Shipoli dhe Balinci janë duke punuar me kapacitete të plota.

“Gjendja e furnizimit me ujë të pijes është normalizuar tërësisht në regjionin e Mitrovicës. Të dy fabrikat për trajtimin e ujit: Shipoli dhe Balinci janë duke punuar me kapacitete të plota dhe cilësia e ujit të pijes është e nivelit të lartë dhe i plotëson gjitha parametrat për ujë të pijes. Përjashtim bëjnë rastet ku ka defekte apo pëlcitje të gypave dhe jemi duke punuar në sanimin e tyre. Këto raste janë selektive dhe gjatë ditës pritet të sanohen”, thuhet në njoftimin e KRU Mitrovicës në Facebook.

(Kosova Sot Online)