Ramush Haradinaj i heq vijat e kuqe, lë të hapur bashkëpunimin me Albin Kurtin pas zgjedhjeve

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 13:39
Ramush Haradinaj i heq vijat e kuqe, lë të hapur bashkëpunimin me Albin Kurtin pas zgjedhjeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, mirëpo, koalicionet e mundshme mund të krijohen vetëm pas zgjedhjeve, ka deklaruar sot para gazetarëve kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

Haradinaj i pyetur për ndonjë marrëveshje të mundshme tha se koalicione parazgjedhore nuk bëjnë me asnjë subjekt.

Megjithatë, pas zgjedhjeve nga AAK-ja e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.

“Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të merr besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësin e bashkëpunimit me partitë politike me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion”, ka thënë ai.

Lideri i AAK-së është pyetur nga gazetarët për ndonjë koalicion të mundshëm me partinë e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt.

“Pas zgjedhjeve nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt, këto vija të kuqe do të pengonin një shumicë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)