Sërish luftë me kartelet e drogës në Meksikë, të paktën 10 të vdekur

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 14:47
Sërish luftë me kartelet e drogës në Meksikë, të paktën 10 të vdekur

Të paktën 9 persona, të dyshuar si pjesë e karteleve të drogës, si dhe një oficer i policisë, u vranë në një betejë të ashpër të ndodhur në fillim të kësaj jave në Guanajuato të Meksikës.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se të shtënat kanë nisur në orët e parë të mëngjesit të së hënës, ndërsa në zonë shkuan forca të shumta të policisë, ushtria dhe agjentë të Gardës Kombëtare. Sipas banorëve, të tre këto forca u sulmuan nga persona të armatosur rëndë.

Një oficer u plagos, ndërsa ndërroi jetë në spital, ndërsa pjesa tjetër e viktimave ishin në radhët e anëtarëve të kartelit të drogës. Sipas mediave lokale, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur me anëtarë të kartelit Jalisco New Generation.

David Saucedo, një specialist i sigurisë në Meksikë, ka thënë se përplasjet kanë nisur fillimisht mes anëtarëve të Jalisco New Generation, të cilët sulmuan rivalët e tyre nga Santa Rosa de Lima, ndërsa më pas, të dy grupet kanë luftuar me forcat e policisë. /A2CNN

(Kosova Sot Online)