Gashi: Gjykata e ka çu dhunshëm vendin në zgjedhje, vendimi do të krijojë probleme në të ardhmen

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 20:52
Gashi: Gjykata e ka çu dhunshëm vendin në zgjedhje, vendimi do të krijojë probleme në të ardhmen

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit është jo i duhur dhe do të sjellë probleme në të ardhmen.

Ai thotë se ky vendim ka shkaktuar pasoja, duke filluar nga shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

“Është shumë kompleks e problematik, është vendim jo i duhur edhe ka me kriju probleme në të ardhmen… Gjykata e ka çu dhunshëm vendin në zgjedhje”, thotë Gashi në emisionin KallxoPernime.

Qeveria Hoti ka rënë pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.


(Kosova Sot Online)


(Kosova Sot Online)