Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbajnë konferencë të përbashkët

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 13:28
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbajnë konferencë të përbashkët

Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot do të mbajnë një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në ora 13:30 para bustit të Skënderbeut.

Ndryshe, afati për aplikim të subjekteve politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit është deri të shtunën më 16 janar, në ora 18:00

Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike.

(Kosova Sot Online)