Refuzoni e mos i votoni partitë politik që nuk e meritojnë votën e qytetarit!

Refuzoni e mos i votoni partitë politik që nuk e meritojnë votën e qytetarit!
Refuzoni e mos i votoni partitë politik që nuk e meritojnë votën e qytetarit!

Blerim Burjani

  • 14 January 2021 - 13:14

Shkruan: Blerim Burjani

Këto parti janë të atilla që e shkelin edhe Kushtetutën e shtetit, duke vepruar kundër qytetarëve për interesat individuale të tyre. Kosova s'ka parti por ka pronar të partive. Pse duhet të lejohen pra dy a tre pronar aventurist që ta rrënojnë jetën e juaj dhe familjarëve tuaj. Mos funksionimi i Kuvendit ishte një lojë e opozitës , e dëmshme për bizneset , e dëmshme plotësisht për qytetarët që prisin të marrin sa do pak ndihmë nga kursimet e tyre në trustin pensional. Ishte lojë inatesh që e bënë për një periudhë të gjatë VV e PDK, për ta quar situatën deri aty të bllokuar për të rënë edhe qeveria për inati të LDK-së.

Qytetari i Kosovës nuk duhet të merret me këto parti që janë përgjegjëse për injorimin e jetës së qytetarëve, injorimin për ekonomin e shtetit, injorimin e qindra fëmijëve, grave dhe burrave, e të pleqve.

-Kjo legjislaturë s’ka për çka të mbahet mend e të kujtohet fare, as të mendohet që ka ekzistuar, e të thuhet se a kishte Kosova legjislaturë të 6 tetorit. Për gati një vit mbijetesë as që është vërejtur fare angazhimi i këtij mandati në funksion të interesit publik, të ndërtimit dhe forcimit të shtetit. Legjislaturat po shërbejnë vetëm për punësim të njerëzve të pa punë, për të marr page, për të bëre edhe spektakle mediale, cirk e hajgare pa asnjë zhvillim tjetër normal.

Nuk ka asnjë dyshim se edhe kjo legjislaturë që po vjen do të jetë e njëjtë , përbëhet prej njerëzve që kanë nevojë për të zgjidhur probleme sociale edhe kjo tash po dihet , s’ka ndryshim për qytetarët për ata, për veten e tyre po. Po ka ndryshim sepse po marrin paga dhe po i zgjidhin problemet familjare e partiake, e populli po ju jep paga, pse jo? Derisa është kështu kurrë nuk do të ketë ndryshim në jetën e qytetarit. Kjo tash është plotësisht e qartë në sipërfaqe dhe s’ka nevojë as për të menduar dhe për të zbuluar diçka të veçantë. Qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe të mos i votojnë më këto parti , mos lejoni më të shkelin mbi të drejtat e juaja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".