Zyrtare: Vjosa Osmani kandidate e Vetëvendosjes për presidente

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 14:04
Zyrtare: Vjosa Osmani kandidate e Vetëvendosjes për presidente

.Marrëveshja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka si pikë të veçantë edhe çështjen e presidentit.

Kjo është konfirmuar në një konferencë të përbashkët që kanë mbajtur Osmani dhe Kurti nga holli i Kuvendit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.

“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo

(Kosova Sot Online)