Albin Kurti: Nuk garojmë për vendin e parë, kjo s’është garë mes kandidatëve për kryeministra

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 14:26
Albin Kurti: Nuk garojmë për vendin e parë, kjo s’është garë mes kandidatëve për kryeministra

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se në zgjedhjet e radhës nuk garojnë për vendin e parë.

Kurti tha se gara mes kandidatëve për kryeministra i përkasin të kaluarës.

“Ne nuk garojmë për vendin e parë. Ne më 14 shkurt duam ta vulosim, konfirmojmë, vërtetojmë, dokumentojmë që jemi shumicë dërmuese në paralament, sikurse që jemi në popullsi, prandaj është referendum. Ato qasjet e garave midis kandidatëve për kryeministra i përkasin të kaluarës, prandaj ata po flasin me mënyra të së kaluarës sepse kanë ngecur aty e duan të na kthejnë që të gjithë neve atje, por kjo nuk është e mundur më”, tha Kurti.

Ai dhe Vjosa Osmani paraprakisht në hollin e Kuvendit e nënshkruan marrëveshjen që të garojnë së bashku në zgjedhje. 

(Kosova Sot Online)