Albin Kurti ironizon me pyetjen për koalicion me PDK’në: Nuk mund të përgjigjem për vitin 2019

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 14:32
Albin Kurti ironizon me pyetjen për koalicion me PDK’në: Nuk mund të përgjigjem për vitin 2019

Kryetari i VV’së, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me u.d së presidentit, Vjosa Osmani është pyetur nëse pas zgjedhjeve mund të bëjnë koalicion me PDK’në.

Kurti tha para mediave se nuk mund të përgjigjet në pyetjet e shtatorit 2019.

“Për besë nuk mund të përgjigjem thua se bëhet fjalë për shtatorin 2019, ky është referendum, pyetjet të vitit 2019 s’mund t’i jap përgjigje të vitit 2019”, ka thënë Kurti.

Kurti ka ripërsëritur se 14 shkurti do të jetë referendum gjithpopullor.

“Viti 2020 është vit i rëndësishëm dhe 14 shkurti do ta vulos këtë. Ky do të jetë referendum gjithpopullor ndonëse i vonuar do të mbahet në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)