Aplikacion online që i grumbollon të dhënat e mërgimtarëve, sqarohet KQZ’ja

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 14:38
Aplikacion online që i grumbollon të dhënat e mërgimtarëve, sqarohet KQZ’ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas publikimit të një aplikacioni online i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës dhe donacione.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, KQZ’ja ka bërë me dije se një aplikacion i tillë është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)