Një burrë goditet nga rrufeja duke xhiruar video me celular

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 08:48
Një burrë goditet nga rrufeja duke xhiruar video me celular

Një burrë brazilian është goditur nga një rrufe kur po xhironte afrimin e një stuhie.

Ngjarja ndodhi në qytetin Minduri, ku Jose Omar de Oliveira, bashkë me një shokun e tij, po filmonte dhe po komentonte motin në të njëjtën kohë.

“Nga njëra anë koha ishte shumë e mirë, nga ana tjetër ishte krejtësisht e vrenjtur. Thashë të bëja një video për të treguar sa i madhërishëm është Zoti dhe për të treguar fuqinë e forcave natyrore. Papritur, ndjemë një zhurmë të madhe dhe ramë në tokë. U tronditëm dhe vrapuam për në makinë. Mendoj se celulari e tërhoqi atë rrufe”, tha braziliani për mediat lokale.

(Kosova Sot Online)