Po mashtron Avdullah Hoti, nuk ka guxim për kthimin e reciprocitet me Serbinë!

Po mashtron Avdullah Hoti, nuk ka guxim për kthimin e reciprocitet me Serbinë!

Gani Qarri

  • 15 January 2021 - 07:28

Shkruan: Gani Qarri

Pas dallavereve të fundit, rrenave dhe mashtrimeve të pa fund të butakut Avdullah Hoti të cilat u kanë prekur në nerva të gjithë kosovarëve, elektorati i krejt vendit duhet ti hakmerret fort dhe pa asnjë mëshirë këtij halabaku edhe për faktin se përderisa ky nuk refuzoi asnjë kërkesë të Serbisë dhe plotësoi çdo dëshirë që shprehu Vuçiqi, ministri i jashtëm serb krenohej publikisht para mediave se duke lobuar në gjithë botën, për suspendimin e njohjeve ndaj Kosovës, ka arritur ti bind mbi 20 vende për tërheqjen e njohjeve, edhe pse ato, kishte kohë që e kishin pranuar pavarësinë e shtetit tonë të brishtë.

Përderisa kuislingu Hashim Thaçi si kundër shpërblim për mbështetjen e sllavo komunistit Isa Mustafa me votat e imponuara të deputetëve të nënshtruar të LDK-së, për tu ngjitur në postin e presidentit, u fali licencën shtetërore djemve të Isa Mustafës për hapjen e firmës së vetme në Kosovë, për importimin e gomave dhe materiale gomisterike të veturave BMW nga Serbia, butaku Avdullah Hoti, menjëherë pas katapultimit të tij kundër kushtetues me dallaveret politike të Hashim Thaçit e Isa Mustafës në postin e kryeministrit edhe me votë antiligjore, hoqi taksën për tu mundësuar po bijve të Isa Mustafës që të importonin pa pengesë mallra nga Serbia.

Madje njëjtë si kuislingu Thaçi, edhe vet butaku Avdullah Hoti nuk lejoi as një firmë tjetër importuese as ndërmarrje private, të inicionte një biznes të ngjashëm, për të mos u bërë konkurrencë, askush në Kosovë, bijve të Isa Mustafës. Për aq më tepër mashtruesi, dallaveraxhiu dhe manipuluesi perfid Avdullah Hoti, përveç favorizimit të djemve të Isa Mustafës si pronar të firmës së vetme të licencuar në Kosovë nga kislingu Hashim Thaçi për importim të gomave dhe materialeve gomisterike nga Serbia, me të marrë postin e kryeministrit të paligjshëm, favorizoi edhe vet Serbinë pikërisht para fillimit të bisedimeve, duke larguar taksën për të gjitha mallrat dhe hequr Kosovës çdo lloj mundësie, për reciprocitet ndaj këtij shteti ish okupator.

E sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese, për rrëzimin e tij, nga posti i uzurpuar kundërligjshëm i kryeministrit të vendit, ai bëhet edhe më perfid dhe plotësisht i pabesueshëm për çdo fjalë që nxjerrë nga goja e tij rrenacake, duke shpresuar si kalama, se edhe në këtë mënyrë të paturpshme mund ta përfitojë ndonjë votë më tepër nga ndonjë pjesë e elektoratit më naiv në Kosovë dhe mu tani kur nuk ka më asnjë fuqi qeveritare as pozitë shtetërore, ai bëhet aq shumë qesharak, sa të shkon në nerva dhe irriton deri në pa durueshmëri me inskenimet e tij fëmijërore duke deklaruar si në lojë fëmijësh nëpër arat e anadrinisë, se do ta rikthejë, serish taksën ndaj mallrave të Serbisë, të cilën e kishte vendosur Qeveria Haradinaj e vijuar edhe Qeveria Kurti, por që e suspendoi në tërësi vet mashtruesi Avdullah Hoti.

Kështu që, heqja kokë më vete e taksës dhe e të gjitha kushtëzimeve ndaj një shteti të papërmirësueshëm dhe ish okupator si Serbia, i cili përveç hapjes së të gjitha dyerve Serbisë shoviniste, dhe lënies pa asnjë formë reciprociteti shtetin e Kosovës përballë saj, mashtroi edhe popullin e gjithë vendit, duke mashtruar qytetarët para se të shkonte në Uashington se nga andej, do ta sillte njohjen e Pavarësisë, ndërsa kur shkoi atje, ai jo vetëm që hoqi vet dorë nga pika e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe u kthye duar bosh e pa njohje, por në vend të saj, ai e solli edhe Serbinë në Kosovë duke e bërë atë hisedarë edhe në Ujman, favor që Serbia kurrë nuk e ka pasur, madje as në kohën e ish qeverisë jugosllave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".