Lexoni edhe:
Po mashtron Avdullah Hoti, nuk ka guxim për kthimin e reciprocitet me Serbinë!
Dimri dhe bora kanë futur Zvicrën në “kthetrat” e veta. Një numër ortekësh janë regjistruar të enjten, por njerëzit dhe ndërtesat kësaj radhe shpëtuan pa dëme.
Matjet e fundit janë nga mëngjesi i kësaj të enjteje. Trashësia totale e borës në St. Gallen ishte 18 centimetra, në Einsiedeln 22 centimetra dhe në Chur 40 centimetra. Në Arosa ka tashmë 1.35 metra dëborë.
Po mashtron Avdullah Hoti, nuk ka guxim për kthimin e reciprocitet me Serbinë!Lexoni edhe:
Sasia e madhe e borës së freskët ka ndërprerë trafikun në rrugë të shumta. Disa vende nuk mund të arrihen më me automjete ose tren, raportojnë mediat zvicerane.
Edhe në qytete, transporti publik u përball me kufizime të ashpra në mbrëmje. Në Cyrih, autobusët nuk kanë mundur të lëvizin më në lartësinë prej më shumë se 450 metrash mbi nivelin e detit, transmeton albinfo.ch.
Shumë tramvajë dhe autobusë urbanë u vonuan ose u anuluan plotësisht.
Dhe ky është vetëm fillimi: Përveç kësaj që ka rënë sot, edhe 50 deri 110 centimetra borë e freskët pritet në pjesë të shpateve veriore të Alpeve dhe 20 deri në 40 centimetra në pjesët e rrafshta, lindore të Zvicrës.
Në male ka pasur reshje të mëdha bore natën e së enjtes. Në Arosa GR, për shembull, 65 centimetra dëborë të freskët janë shtuar që nga e mërkura, shkruan Meteonews në Twitter. Dhe ka vazhduar të binte borë me të madhe.
(Kosova Sot Online)