Shkon në mbi 2 milionë numri i rasteve me Covid-19 në Gjermani

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 10:21
 Shkon në mbi 2 milionë numri i rasteve me Covid-19 në Gjermani

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Gjermani të premten shkoi në mbi dy milionë, ndërsa shifra e viktimave në gati 45.000, njoftoi Instituti “Robert Koch”.

Më saktësisht, gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani u regjistruan 22.368 raste të reja dhe 1.113 të vdekur. Shifra e përgjithshme e të infektuarve shkoi në 2.000.958, ndërsa numri i viktimave në 44.994.

E alarmuar nga shkalla e lartë e infeksionit, numri i lartë i vdekjeve dhe mutacionet e reja të virusit, kancelarja Angela Merkel tha në një takim me zyrtarë të lartë të partisë së saj se dëshiron veprime shumë të shpejta.

Ajo po planifikon që të organizojë një takim me udhëheqësit rajonalë më herët se data e planifikuar fillimisht, 25 janar, shkruan Reuters

Shteti me rreth 83 milionë banorë fillimisht arriti ta menaxhonte situatën e pandemisë më mirë se vendet fqinje përmes masave të rrepta në pranverë.

Sidoqoftë, Gjermania në muajt e fundit u përball me rritje të konsiderueshme të numrit të personave të infektuar dhe të vdekur nga sëmundja e re. Numri i vdekjeve për një milion banorë nga mesi i dhjetorit shpesh ka qenë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)