Avdullah Hoti: Trupat e të masakruarve nuk do të prehen derisa kryesit të marrin dënimin e merituar

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 10:52
Avdullah Hoti: Trupat e të masakruarve nuk do të prehen derisa kryesit të marrin dënimin e merituar

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë homazhe në Reçak për nder të 22-vjetority të masakrës në këtë fshat të Shtimes

Hoti tha se në Kosovë janë kryer masakra gjithandej, teksa shtoi se asnjëherë trupat e tyre nuk do të prehen të qetë derisa kryesit e këtyre masakrave nuk e  marrin dënimin e merituar.

“Drejtësia ndonjëherë vonon, por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë

Në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, bashkë më bashkëpunëtor bëmë nderimet në këtë vend të veçantë ku ka ndodhur një nga ngjarje më të tmerrshme.  Në Kosovë kanë ndodhur masakra gjithandej. Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa derisa ata që i kanë kryer këto vepra nuk e marrin dënimin e merituar.

Masakra e Reçakut, ku u vranë 44 civil shqiptarë, sensibilizoi gjithë botën për gjendjen në Kosovën e vitit 1999 dhe solli fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO_s për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm, viktima të sulmeve sistematike të regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)