Strehimi i AKR-së së Behgjet Pacollit në “shtëpinë” e LDK-së, një plan i mirë orkestruar i shërbimeve të fshehta serbe

Strehimi i AKR-së së Behgjet Pacollit në “shtëpinë” e LDK-së, një plan i mirë orkestruar i shërbimeve të fshehta serbe
Strehimi i AKR-së së Behgjet Pacollit në “shtëpinë” e LDK-së, një plan i mirë orkestruar i shërbimeve të fshehta serbe

Xhevat Meha

  • 15 January 2021 - 07:58

Shkruan: Xhevat Meha

Nëse LDK kryen këtë veprim, këtë e shoh si aksion të strukturave të fshehta serbe brenda LDK-së. Ky aksion si lyerje e trurin me tëlyen për anëtarësinë e LDK-së, e përdor atë arsyen se AKR-së nuk i ofruam koalicion por vetëm disa vende në listën tonë që nuk na prishin punë. Sado që ky aksion i këtyre strukturave tentohet që të kryhet e të mos dekonspirohet, ndodh dekonspirim. Ofrimi i vendeve në listën e LDK-së për anëtarët e AKR-së pa u bërë fillimisht anëtarë të LDK-së është dekonspirimi, del sheshazi mashtrimi.

-Mos ofrimi i koalicioneve nga PKD dhe LDK për partitë e vogla ka krijuar gjendje interesante. Partitë e vogla janë brumi i njëjtë me këto parti te mëdha. Për këtë arsye nuk asnjë arsye demokratike qe ato te vazhdojnë aktivitetin e tyre. Mirëpo, taktika që ka përdor PDK ndryshon nga taktika e LDK dhe këto lidhen me synimet e tyre.

PDK me mos ofrim të koalicionit për NISMA dhe AAK ka synim që t'i shkelë poshtë deri në shkatërrim krerët Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj. Kjo pritet të realizohet ashtu që t'i margjinalizoj NISMA-n dhe AAK-në duke iu marrë anëtarësinë, dhe me këtë t'i largoj nga skena Fatmirin dhe Ramushin si konkurrent politik. LDK pritet që të përdor tjetër taktikë.

Nuk dihet ende, mirëpo ka pasur indikacione nga Lutfi Haziri se individëve të AKR-së do t'u jepet vend në listën e LDK-së. Nëse kjo ndodh, atëherë me këtë veprim LDK vazhdon shpëtimin e të fundosurit, AKR-së, njëjtë si në votimet e kaluara. Me këtë veprim, LDK në vend që të vulos largimin nga skena politike të AKR-së, ofron shpëtimin e të fundosurit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".