Ky shtet prezanton trenin e shpejtë që lëviz deri në 643 kilometra në orë

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 13:22
Ky shtet prezanton trenin e shpejtë që lëviz deri në 643 kilometra në orë

Kina e ka prezantuar prototipin e një treni të ri, për të cilin thotë se mund ta arrijë shpejtësinë deri në 400 milje në orë apo 643 kilometra në orë.

Një version më i shkurtër i trenit të quajtur “Maglev”, i përbërë vetëm nga një vagon, u shfaq në një segment të kufizuar të rrugës testuese në Chengdu më 13 janar, shkruan Independent

I ndërtuar nga shkencëtarët e Universitetit Jugperëndimor të Jiaotong-ut, treni i ri nuk ka rrota, por për të lëvizur përdor magnetë që ia mundësojnë të qëndrojë pezull mbi vijën e lëvizjes.

Magnetët përdoren edhe për ta përshpejtuar trenin. Polet e kundërta e tërheqin dhe e shtyjnë trenin përpara, ndërsa të njëjtat pole përdoren edhe për ngadalësimin e tij.

Treni është i dizajnuar që të lëvizë me shpejtësi prej 385 miljesh në orë apo 619 kilometrash në orë. Me këtë shpejtësi, ky tren do të arrinte nga Londra në Paris për vetëm pak më shumë se 47 minuta. Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se shpejtësia e trenit në një pikë të caktuar mund të arrijë në 497 milje në orë apo 800 kilometra në orë.

Prototipi ende duhet të zhvillohet para se të jetë i gatshëm për t’u hedhur në përdorim nga udhëtarët. Ky lloj treni është i dizajnuar që të lëvizë pa vozitës.

(Kosova Sot Online)