Goditen “Kuajt e Trojës” në politikë që me 4 deputet drejtonin 5 ministri!!!

Goditen “Kuajt e Trojës” në politikë që me 4 deputet drejtonin 5 ministri!!!
Goditen “Kuajt e Trojës” në politikë që me 4 deputet drejtonin 5 ministri!!!

Faik Krasniqi

  • 15 January 2021 - 13:06

Shkruan: Faik Krasniqi

Nëse pastrohet plotesisht skena politike, kjo tregon që qytetari nuk është më ai qytetari që ka votuar për hir të dikujt. Këto zgjedhje janë edhe një lloj referendumi për të ardhmen e këtij vendi.

Partitë e vogla në Kosovë kanë bërë dëme po aq sa partitë e mëdha që kanë qeverisur në Kosovën e pasluftës. Më shumë kanë luajtur rolin e "Kalit të Trojes”. Në qeverisjen Haradinaj, AKR me 4 deputete udhëhiqte me 5 ministri. Në fund mbeti me vetëm një deputet, por udhëhiqte 4 ministri.

Këto zgjedhje e kanë edhe një të mirë. Shume politikanë të korruptuar dhe të shpenzuar, do të marrin goditjen qe e meritojne nga elektorati. Këto partiçkat e vogla do të zhduken nga skena politike. Do të mbesin vetëm pak parti dhe një skenë politike më e pastër se që e kemi pasur tepere te ndotur dhe toksike. Sidoqoftë, mbetet të shihet se sa është vetëdijesuar sovrani me 14 shkurt ?!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".