Edi Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 14:29
 Edi Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 22-vjetorin e saj.

Ai shkroi se masakra e Reçakut është një dëshmi e paharrueshme e Luftës Çlirimtare të Kosovës.

“#Reçaku një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)