Ambasadori italian përkujton masakrën e Reçakut

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 14:52
 Ambasadori italian përkujton masakrën e Reçakut

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Orlando ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se kujtojnë viktimat e kësaj masakre ku rithekson domosdoshmërinë për të vënë drejtësinë në vend.

“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut ne kujtojmë viktimat dhe pohojmë domosdoshmërinë e drejtësisë dhe pajtimit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Orlando

(Kosova Sot Online)