Komuna reagon pas njoftimit të IKSHPK’së se vdiqën tre qytetarë të Malishevës nga Covid-19

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 16:51
Komuna reagon pas njoftimit të IKSHPK’së se vdiqën tre qytetarë të Malishevës nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Komunën së Malishevës, 3 persona kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar edhe 21 raste të reja me Covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK, si dhe nga kontaktet me rastet në terren, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna ka sqaruar se njëri nga të vdekurit ka qenë i konfirmuar më herët me virus, njëri ka dal pozitiv pas vdekjes si dhe njëri sipas njoftimit të komunës nuk ka qenë asnjëherë i konfirmuar me këtë virus.

“Për sqarimin e drejtë të opinionit, njëri nga të vdekurit, ka qenë i konfirmuar më herët me covid-19, ndërsa rasti i dytë është konfirmuar sot, sipas raportit të lëshuar, konfirmimi është bërë pas vdekjes, ndërsa rasti i tretë, asnjëherë nuk është i konfirmuar si person i prekur me covid-19. Rastet e regjistruar sot, vijnë nga këto vendbanime: Temeqinë 6 raste, Malishevë 3 raste, Vërmicë dhe Banjë nga 2 raste, dhe nga 1 rast në Bellanicë, Dragobil, Drenoc, Gurbardh, Turjakë, Ngucat, Carrallukë dhe Lubizhdë”, thuhet në njoftim.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 628 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 39 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 96 persona.

(Kosova Sot Online)