Në rastin Thaçi dhe të tjerët janë 71 dëshmitarë nën mbrojtje

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 22:04
Në rastin Thaçi dhe të tjerët janë 71 dëshmitarë nën mbrojtje

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ka vendosur masa mbrojtëse speciale për 71 persona që janë dëshmitarë në akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Mësohet se këta 71 dëshmitarë në mesin e të cilëve ka edhe persona që iu është dhënë statusi i viktimës së krimeve që pretendohet t’i kenë kryer të lartpërmendurit, identifikohen me nofka dhe shifra, në mënyrë që emrat e tyre të mos bëhen publikë.

Gjyqtari paraprak i procedurës ka urdhëruar Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave në kuadër të Speciales që deri më 15 shkurt t’i dorëzojë raport të detajuar me numrin e personave që pretendojnë se janë viktima të krimeve të përmendura në aktakuzën kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në seancën fundit dëgjimore për ecurinë e çështjes, prokurorja Claire Laëson ka thënë se në plotni do t’i kenë 230 dëshmitarë në gjykimin që planifikohet të nis në shtator të vitit 2021.

Përderisa mbrojtja e të akuzuarve kërkon që ky proces të nis më se voni në verën e 2022-ës.


(Kosova Sot Online)