Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarët

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 22:58
Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarët

Analisti Visar Ymeri ka komentuar marrëveshjen në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar me një listë të përbashkët. Ai thotë se Kurti po e shfrytëzon Osmanin për “përmirësim imazhi te ndërkombëtarët”.

“Njeriu i dytë sot më i rëndësishëm në Republikën e Kosovës, sipas Vetëvendosjes, është Vjosa Osmani. Mendoj që kjo flet shumë për mënyrën se si z.Kurti tash po e sheh politikën e vetë’, thotë Ymeri.

Tash cilat janë interesat e z.Kurti në këtë drejtim?

“Unë mendoj që më së shumti, përveç krijimit të kësaj sinergjisë së frymës që ka potencial me e rrit votën për Lëvizjen Vetëvendosje, mendoj se mbase më së shumti, përmes Vjosa Osmanit, z.Kurti po mundohet me e paraqit një fytyrë tjetër te partnerët tanë ndërkombëtarë. Pra, si njëfarë mekanizmi për me e përmirësuar deri diku imazhin të një dimension i mos-pranueshmërisë që e kanë pasur veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikën që paraqiste Albin Kurti’, tha Ymeri.

(Kosova Sot Online)