Lexoni edhe:
Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarët
Zvicra njoftoi sot se ka miratuar referendumin për të vendosur nëse t’i heqë qeverisë të drejtën e vendosjes së masave kufizuese të koronavirusit.
Aktivistët dorëzuan sot dje peticionin e suksesshëm me 86,000 firma, shumë më tepër nga 50,000 të nevojshme për të aktivizuar votën kombëtare sipas sistemit të demokracisë direkte që aplikohet në vend.
Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarëtLexoni edhe:
“Ne besojmë se qeveria po shfrytëzon pandeminë për të marrë më shumë kontroll, e për të dhënë më pak demokraci”, tha Christoph Pfluger, aktivisti konstitucional që drejtoi fushatën e peticionit.
“Problemet që lindin nga kjo qasje mund të jenë shumë të rënda. Ne besojmë se edhe menaxhimi i krizave nuk mund të bëhet pa vullnetin e sovranit, popullit. Ju nuk mund të qeverisni pa popullin”, tha Pfluger.
Ligji i Covid-19 i miratuar në shtator ka zemëruar shumë liberalë zvicerjanë, pasi i jep qeverisë të drejtë të vendosë masa të pakufizuara për ndalimin e përhapjes së virusit.
Por kjo mund të anulohet me referendumin e planifikuar për në qershor, duke e bërë Zvicrën të vetmin vend në botë që aplikon votën direkte ndaj masave kufizuese me të cilat po përballet e gjithë bota.
Sondazhet në Zvicër tregojnë se shumica e njerëzve besojnë se masat kufizuese ndaj bareve e restoranteve janë tepër të ashpra.
Dje në Zvicër u aktivizua dhe mbyllje e dyqaneve jo-thelbësore.
Pfluger tha se ishin të surprizuar nga masa e madhe e mbështetjes, ndërsa kritikët thanë se deri në kohën e realizimit të referendumit pandemia do të jetë zbutur dhe masat do të jenë hequr.
(Kosova Sot Online)