Saddam Hussein e kishte ndëshkuar edhe djalin e tij

  • S.A /
  • 16 January 2021 - 08:54
Saddam Hussein e kishte ndëshkuar edhe djalin e tij

Saddam Hussein mbante nën kontroll të rreptë Irakun, por kishte probleme të mëdha me të birin Uday.

Fëmija që ishte rritur në luks dhe pushtet, kishte dëshira të vazhdueshme për vetura të shtrenjta. E, babai i pasur nuk e kishte problem t’ia plotësonte kërkesat.

Por, me kalimin e kohës Uday nisi të ketë kriza nervore. Bëhej i rrezikshëm sa që pas një përleshje vrau gjashtë roja dhe plagoi rëndë gjysmë-vëllain e të atit, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, Hussein ia dogji koleksionin me makina, në mesin e të cilave kishte Rolls-Royce, Ferrari dhe Porsche. Mirëpo, me kalimin e kohës Uday vazhdoi edhe më tutje me blerjen e veturave, dy prej të cilave mund t’i shihni të postuara më poshtë. 

(Kosova Sot Online )