Lexoni edhe:
A do ta përdorë i dështuari Avdullah Hoti edhe Fondin Emergjent në përpjekje për blerje të votave dhe ruajtjen e pushtetit për një mandat tjetër
Sot është afati i fundit për subjektet politike që të aplikojnë për certifikim në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.
Deri më tash kanë aplikuar 13 subjekte politike. Kështu bëri të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, tha Elezi.
Ndërsa afati për aplikim është i hapur deri sot në ora 18:00.
Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, kjo pasi Qeveria Hoti ka rënë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.
(Kosova Sot Online)