A do ta përdorë i dështuari Avdullah Hoti edhe Fondin Emergjent në përpjekje për blerje të votave dhe ruajtjen e pushtetit për një mandat tjetër

A do ta përdorë i dështuari Avdullah Hoti edhe Fondin Emergjent në përpjekje për blerje të votave dhe ruajtjen e pushtetit për një mandat tjetër
A do ta përdorë i dështuari Avdullah Hoti edhe Fondin Emergjent në përpjekje për blerje të votave dhe ruajtjen e pushtetit për një mandat tjetër

Dardan Grapci

  • 16 January 2021 - 11:11

Shkruan: Dardan Grapci

Avdullah Hoti edhe pse i dështuar dhe i vonuar, i pa dikur që duhet ta krijonte një fond të tillë si linjë të veçantë në kuadër të buxhetit për vitin 2021, është mirë që këtë fond për ndërhyrje emergjente mos ta politizoj për vota, por le ta bënë tani pa u vonuar dhe të fillon shpërndarjen e mjeteve sipas nevojave, sepse shumë qytetare kanë nevojë për mbështetje materiale, shëndetësore dhe financiare nga Qeveria e Kosovës, përndryshe nëse edhe me këtë veprim dështon, LDK-ja do të largohet me turp nga pushteti pas 14 Shkurtit dhe do të vazhdon të mbahet në mend vetëm për të keq.

-Duke e ditur që Kosova është në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, madje edhe fushata zgjedhore veç ka filluara para kohe, para se ligjërisht të shpallet nga KQZ-ja, nuk është për tu habitur nga Kryeministri në largim Avdullah Hoti për arrogancën me të cilën po sillet në përpjekjen e tij për të vazhduar të mbetet në pushtet, edhe pse këtë arrogancë e ka drejtuar si shigjetë helmuese ndaj popullit të Kosovës, sidomos për këto javët e fundit, duke u përpjekur që me paratë e shtetit, me buxhetin e shtetit të Kosovës ta blej kriminalisht votën e qytetarëve. E këtë projekt tinëzar ai po mundohet ta realizon duke krijuar një Fond për mbështetje emergjente, fond i cili është dashur të jetë aktiv dhe me shumë të ndarë buxhetore si linjë e veçantë në të gjitha mandatet e qeverisjes, dhe jo të krijohet e planifikohet ad-hok kur vendi të ballafaqohet me situata të ngjashme të fatkeqësive natyrore sikur javën e fundit që kishim shumë vërshime me dëme materiale dhe të lënduar.

Duke mos e pasur një Fond të veçantë të dedikuar për situata të tilla emergjente, kemi shumë familje të dëmtuara që kanë mbetur madje edhe pa strehë , dhe nuk ju ofron shteti asgjë edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 ditë nga ato vërshime të ashpra e me shumë pasoja, kurse familjet e dëmtuara rrezikohen pa asnjë përkujdesje nga bora dhe i ftohti. Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht t’ju ndihmoj të prekurve, e mos ta politizojnë këtë situatë sa për ta mashtruar popullin deri me 14 shkurt, e pastaj ta harrojnë dhe ti lënë anash të vuajnë nga acari i borës dhe i shiut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".