Ujësjellësi i lë pa ujë disa lagje në kryeqytet

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 17:56
 Ujësjellësi i lë pa ujë disa lagje në kryeqytet

Disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë. Kjo për shkak të turbullirave të ujit në dy liqenet që e furnizojnë me ujë Prishtinën. Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se vetëm në liqenin e Badovcit ka nivel të larët të turbullirës së ujit, gjë që ndikoi që nga mbrëmë lagjet që furnizohen me ujë nga ky liqe të mbesin pa ujë.

KRU “Prishtina”, njoftoi se lagjet që do mbesin pa ujë janë: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Mati 1, Matiqani dhe Bregu i Deillit.

Por probleme me ujin patën edhe lagja “Kodra e Trimave”, lagjja e Medreses dhe Kolovica, që kryesisht furnizohen me ujë nga liqeni i Batllavës.

“Për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqenin e Badocit dhe pamundësisë për të trajtuar atë, mbrëmë u detyruam që të ndërpresim në tërësi trajtimin e ujit nga ky Impiant Trajtimi. Ekipet tjera teknike janë ne terren duke punuar në të gjitha drejtimet. Pa ujë të pijshëm janë shumica e zonave që furnizohen me ujë nga ITUP Badoc: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Mati 1/ Matiqani (pikat e larta), Bregu i Diellit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

(Kosova Sot Online)