
Lexoni edhe:
Ujësjellësi i lë pa ujë disa lagje në kryeqytet
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se Vasfije Krasniqi si deputete në Kuvendin e Kosovës është vlerë mbi vlerat.
Pak më parë, është konfirmuar se Vasfije Krasniqi i është bashkuar Listës Vetëvendosje. Këtë e konfirmoi vëllai i saj në një prononcim për media.
Ujësjellësi i lë pa ujë disa lagje në kryeqytet Lexoni edhe:
Ndërsa Miftaraj thotë se askush si Vasfije Krasniqi nuk i mbron të drejtat e viktimave të luftës
“Vasfije Krasniqi deputete ne Kuvendin e Kosoves eshte vlere mbi vlerat.Askush si Vasfija si mbron te drejtat e viktimave te luftes.
Pres nga e njejta ne çdo seance te Kuvendit te ua perkujtoj deputeteve se per viktimat e luftes duhet te flitet dhe punohet çdo dite, dhe jo vetem ne fushata elektorale per vota dhe per marketing politik gjate perkujtimit te masakrave”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
Nënkryetari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, pasi dorëzoi listën e kandidatëve për deputetë në KQZ, tha se Vasfije Krasniqi është në top 5-shen e parë të listës.
Kujtojmë se Vasfije Krasniqi është njëra nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Po ashtu, ajo është gruaja e parë shqiptare që e ka rrëfyer publikisht se është dhunuar nga forcat serbe.
(Kosova Sot Online)