KQZ njofton për mbylljen e afatit për aplikim, thotë se aplikuan 28 parti

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 19:13
 KQZ njofton për mbylljen e afatit për aplikim, thotë se aplikuan 28 parti

Këshilli Qëndror Zgjedhor ka njoftuar se, deri në përmbyllje të afatit për aplikim të subjekteve politike, kanë aplikuzar 28 sosh.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, teksa ka njoftua se prej 28 subjekteve politike, 2 ishin koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

“Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejt: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, Vetëvendosja ka publikuar edhe listen e kandidatëve të përbashkët për deputetë me iniciativën qytetare të Vjosa Osmanit.

(Kosova Sot Online)