Balje: Jo vetëm Vetëvendosje, por edhe SDU ka kandidatë me mbiemrin Radonçiqin

  • A.P /
  • 17 janar 2021 - 16:13
Balje: Jo vetëm Vetëvendosje, por edhe SDU ka kandidatë me mbiemrin Radonçiqin

Lëvizja Vetëvendosje, dje publikoi listën e saj përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Por, në këtë listë ra në sy  Bernarda Radoncic për shkak të mbiemrit të saj.

Megjithatë, pas raportimeve për Radoncic, ka reaguar edhe ish-deputetja, Duda Balje.

Ajo ka thënë se jo vetëm Vetëvendosje por edhe Bashkimi Social Demokratik (Sdu) ka kandidat me mbiemrin Radonçiqin.

Ajo ka thënë se me krenari e paraqesin boshnjaken si kandidate për deputete.

Shkrimi i saj i plotë:

Jo vetëm VV, por edhe SDU ka Radonçiqin !

Nuk është vetëm Vetëvendosje ( VV) që ka kandidatë me mbiemrin Radonçiq, e kemi edhe ne si parti ( SDU) boshnjake, dhe me krenari e paraqesim boshnjaken tonë si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

SDU dhe unë si lidere e partisë jemi shumë krenare  me Fikreta Radonçiq!

(Kosova Sot Online)