Zjarr në një banesë, humb jetën 42-vjeçari

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 09:26
Zjarr në një banesë, humb jetën 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka humbur jetën për shkak se banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë në Pogradec, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Viktima N. Xh., bëhet me dije se jetonte i vetëm.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)