Ish qeveritarët e dështuar po bëjnë fushatë duke mashtruar

Ish qeveritarët e dështuar po bëjnë fushatë duke mashtruar
Ish qeveritarët e dështuar po bëjnë fushatë duke mashtruar

Muhamet Kelmendi

  • 18 January 2021 - 07:50

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Nuk kemi ndërtime juridike të asnjë fushe. Të gjitha ministritë kanë dështuar në rregullimin e çështjeve me ligje konkrete. Edhe ky Ligji për rimëkëmbjen e gjendjes ekonomike nga pandemia e korona virusit ishte në pritje për më shumë se 3-6 muaj, derisa nuk u miratua. Pra, kemi dështime dhe vetëm dështime. Askund nuk kemi ndonjë progresivitet. Dhe është mirë që kemi zgjedhje sepse diçka megjithatë do të lëvizë nga vendi. Më i mirë është ndryshimi, qofte edhe jo i duhur, se sa stagnimi dhe konflikti.

-Në aktualitetin politik në Kosovë, tash para zgjedhjeve të 14 shkurtit, në fushatë është shumë normale që të bëhet një fushatë e tillë. Asgjë ndryshe nuk pritet nga ministri Selimi, kryeministri Hoti apo ndonjë ministër tjetër. Ata do e lavdërojnë punën e vete. Nuk ka njeri që e kritikon punën që e ka bërë. Vetë kritika nuk ekziston në këtë gjendje dhe te shumë njerëz.

Nuk ka raste të vetë kritikes (autokritikë) për të bërë kritikë. Kjo është tabu. Por, gjendja tregon, jo vetëm në Ministrinë e Drejtësisë, por në të gjitha ministritë, ka dështime. As Gjykata Komerciale nuk është krijuar dhe pothuajse asnjë ligj nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Këtu ka dështuar tërë Qeveria Hoti. Çdo fushë ka mbetur prapa.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".