Podujevë: Hyjnë në “mobishop” dhe vjedhin 12 telefona

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 10:16
Podujevë: Hyjnë në “mobishop” dhe vjedhin 12 telefona

Policia në Podujevë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë vjedhur 12 telefona në një lokal.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës në Podujevë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit kanë vjedhur 12 telefona në vlerë prej 1 mijë e 950 euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur  dhe konfiskuar një telefon Samsung qe dyshohet se është vjedhur në lokalin mobi shop”, ka bërë të ditur Policia.

Të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe  një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thekson Policia.

(Kosova Sot Online)