Këta pushtetar janë zhvatës e të pa turp, 20 vite po shkelin mbi faktet e krimeve serbe të luftës me sy hapur!

Këta pushtetar janë zhvatës e të pa turp, 20 vite po shkelin mbi faktet e krimeve serbe të luftës me sy hapur!

Hajrullah Tërnava

  • 18 January 2021 - 07:44

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Krejt faktet e këtyre ndodhive janë në favorin tonë edhe ndërkombëtarisht si: shpallja e pavarësisë më 2008, dhe njohjet e mbi 116 shteteve, Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë (GJND), dëmet e luftës dhe krimet, etnocidi, të gjitha shkaktuara nga ushtria e mirë organizuar serbe me dhunë sistematike e tendencë të shfarosjes. Të gjitha këto janë vetëm disa fakte që politikanët tonë duhet t’i përdorin që të jenë të fuqishëm dhe të qëndrojnë pranë këtyre fakteve derisa të ndodhë njohjet reciproke, e jo të nënshtrohen dhe të mundohen të përulen në bisedimet me serb, sikur deri më tani, sikur ne të ishim fajtorët dhe shkaktarët e kësaj lufte në Kosove, dhe luftërat tjera që i ka shkaktuar Serbia edhe në shumë shtete fqinjë!!!.

-Që nga paslufta e deri me tani, i provuam të gjitha, te shumtat parti që ishin në pushtet deri më tani, me që zgjedhjet e reja në ardhje do të ndodhin më 14 shkurt, na mbetet të shohim se kush do ta qeverisë këtë vend në vitet e ardhshme. Sipas asaj që po shihet deri më tani, e në bazë të analizave dhe sondazheve që po mbahen tani, dhe në të kaluarën që janë mbajtur, sondazhet ishin ato që e kanë treguar gjithnjë përafërsisht kush mundë të jenë fituesit e zgjedhjeve, qytetarët në shumicë janë të disponuar të votojnë për ndryshime.

Prandaj nëse në pushtet vjen partia që është në rritje e sipër, rritje të përditshme, dhe e qeverisë këtë vend ashtu siç e parasheh ajo, sipas programeve të saja që i ka, e sidomos duke i pa gabimet e deritashme të partive që ishin në pushtet, dhe e kanë sjellë vendin në këtë gjendje Kosovën, që ia kanë humbur shpresën e të jetuarit këtu banorëve të këtij shteti, atëherë mundë të konstatojmë se vitet për një jetë më të mirë po vijnë, gjë që me një punë të ndershme dhe të drejtë, Qeveria në ardhje do ti shëron ato dhimbje të pa shëruara të qytetarëve, të shkaktuar nga krimet serbe, duke u shitur patriot të mëdhenj vetëm gjatë përvjetorëve të masakrave që tmerruan botën e civilizuar, duke paralajmëruar kinse ndjekjen dhe ndëshkimit e kryesve të krimeve makabre, sikur ishin edhe deklarimet e të gjithë pjesëmarrësve në homazhe në përvjetorin e masakrës së Reçakut.

Vetë fakti dhe mënyra e të qeverisurit si deri më tani kjo i përngjanë një loje fjalësh të pushtetarëve të tej inkriminuar që na sunduan për dy dekada, prandaj kjo është edhe një arsye tjetër plus pse duhet ndëshkuar fuqishëm e vendosmërisht me votë, për t’i larguar nga pushteti dhe mos lejuar që të njëjtit të jenë pjesëmarrëse as në parlament, as në qeveri dhe as në bisedimet me Serbinë, pasi që asnjëherë nuk e vendosën kushtin dhe ndëshkimin e kriminelëve serb dhe kompensimin e dëmeve të luftës, si temë të rendit të parë me të cilën do të hapej rruga dhe fitohej besimi për të vazhduar tutje me kërkim falje , me kompensim dëmi dhe me njohjen reciproke.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".