Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Korrektues nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 15:36
Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Korrektues nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Memorandumin e nënshkruan sekretarja e Përgjithshme e MM-së, Rozafa Ukimeraj dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Forcës për Sigurinë e Kosovës (FSK) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), si dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke mes të dy Institucioneve.

Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe dhurimi i 18-të kontejnerëve nga SHKK, për FSK-në.

(Kosova Sot Online)