Interpretimi skandaloz i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e kandidimit rrezikon futjen e zgjedhjeve në rrugë pa krye

Interpretimi skandaloz i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e kandidimit rrezikon futjen e zgjedhjeve në rrugë pa krye
Interpretimi skandaloz i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e kandidimit rrezikon futjen e zgjedhjeve në rrugë pa krye

Ragip Guraziu

  • 18 January 2021 - 15:26

Shkruan: Ragip Guraziu

Qysh tash po na le të kuptojmë se me veprimin e vetë që e ka kryer sipas porosisë politike, Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë në procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve që do të ndodhin më 14 shkurt dhe kjo ndërhyrje do të prodhon edhe një krizë të re politike e institucionale në vend, sepse aktgjykimi është i pa drejtë, madje edhe me shkelje evidente ligjore, ngase asnjërit nga të dënuarit nuk i është marrë e drejta për t’u zgjedhur , ashtu sikur që e përcakton Ligji, prandaj nëse KQZ jua mohon të drejtën kandidatëve të tillë për t’u zgjedhur, procedura shkon në të gjitha nivelet e lejuara me ligj, deri në Gjykatën Supreme , madje edhe me mundësi rikthimi në vetë Gjykatën Kushtetuese.

Analiza profesionale, që i ka bërë interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, ish kreu i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani, lidhur me mandatin e kontestuar të ish deputetit Etem Harifi, zgjedhjes jo ligjore të Qeverisë Hoti, dhe në të njëjtin interpretim ka bërë edhe sqarime jashtë mandatit lidhur me kufizimet dhe të drejtat për kandidim të ish veprimtarëve të partive politike të dënuar, është analizë për një alarm serioz i cili sinjalizon rrezikun e futjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit në një rrugë pa krye, në një odisejadë të gjatë të ankesave dhe kontestimit të ligjshmërisë, nëse KQZ-ja e përfillë pikë për pikë vendimin dhe interpretimin e KQZ-së, për të mos certifikuar listat e partive politike me emra kandidatësh, për të cilët vërtetohet se kanë qenë të dënuar, por nga Gjykata nuk ju është marr zotësia për të qenë të zgjedhur dhe për të zgjedhur. E drejtë kjo kushtetuese për të gjithë qytetarët e moshës madhore, përveç atyre që me vendim gjykate ju ndalohet një e drejtë e tillë.

i ngritur nga prof. Hasani është i drejtë dhe shumë serioz sepse me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, që po analizohet e kontestohet nga shumë njohës të mirëfilltë të së drejtës, ka rrezik serioz që procesi zgjedhor i 14 shkurtit të shndërrohet në lojë e proces maratonik të ankimimit dhe stërzgjatjes së publikimit të rezultatit final të zgjedhjeve, deri në certifikim, maratonë kjo që ndikon pastaj edhe në vazhdimin e boshllëkut të madh institucional, vonesa për krijimin e institucioneve të reja.

Ky skenar i mbrapsht mundë ti kushton shtrenjtë Kosovës pikërisht për pasojë të ndikimit politik në Gjykatën Kushtetuese ,dhe jo profesionalizmit të vet Gjykatës Kushtetuese, sikur që e ka gjykuar dhe vlerësuar edhe prof. Fejzullah Hasani sepse shihet ashiqare që në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka qenë tërësisht e ndikuar, apo thënë më qartë e porositur për interpretim skandaloz nga interesat e grupeve të ngushta politike, e sipas të cilit, interpretim kinse nuk lejohet futja në lista të kandidatit për deputetë, për të gjithë ata që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për vepër penale, me dënim që shkon më shumë se 1 vit burg, qoftë ai edhe dënim me kusht, sikur që është rasti i disa emrave në LVV dhe liderit të këtij subjekti politik Albin Kurti. Ky është një lloj i me qëllimin e vetë të prapaskenës politike dhe nuk do të kalon pa pasoja .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".